Për përkujdesin mjekësor në nivel të ulët dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor për personat pa karta dhe ata të pasiguruar ne ofrojmë orare vizitash dhe konsultash mjekësore.
Këto kryhen në ambientet tona:
e banoret e Bremen pa status ligjor qëndrimi (“pa karta“) si edhe të tjerë të pasiguruar aksesi për tek kujdesi shëndetësor është shpesh i vështirë. Shoqata bën që prej Korrikut 2022 ofertat vijuese në ambientet tona
Außer der Schleifmühle 80, 28203 Bremen (Përshkrimi i rrugës)
Aty gjendet një mjek/e për kryerjen e kontrolleve mjekësore dhe shëndetësore. Paralelisht të pranishëm janë edhe punonjës të Clearing, me qëllim që në rast nevoje të ofrojnë konsulencë.
Ju mundeni që gjatë orarit të vizitave të paraqiteni me apo pa lënë takim. Për të lënë një takim Ju lutemi të na kontaktoni.
Klikoni këtu për të parë oraret e vizitave.
Ju lutemi të merrni në konsideratë se orari i vizitave tona në datën 2 Janar 2023 nuk punon.
Të dashur/a pacientë/e,
në qoftë se Ju paraqesni simptoma ftohjeje, si p.sh. temperaturë, kollë, rrufë, dhimbje fyti, frymëmarrje të shkurtër apo dhimbje koke dhe gjymtyrësh, ne Ju lutemi të lini takim nëpërmjet telefonit (0421-438 19919).
E njëjta gjë vlen edhe për simptomat e diarresë dhe të vjellave, si edhe kur keni humbje të shijes apo nuhatjes apo kur dihet se keni infeksion me virusin Corona.
Me qëllim që të mbrojmë pacientët e tjerë nga ndonjë infektim me p.sh. virusin Corona ne do të lëmë me marrëveshje një takim jashtë orarit të zakonshëm të vizitave.