Shoqata për mbështetjen e kujdesit shëndetësor dhe mjekësor të njerëzve pa dokumente dhe të pasiguruar në Bremen e.V. u themelua në Prill 2022.
Për banorët e banoret e Bremen pa status ligjor qëndrimi (“pa karta“) si edhe të tjerë të pasiguruar aksesi për tek kujdesi shëndetësor është shpesh i vështirë. Shoqata bën që prej Korrikut 2022 ofertat vijuese në ambientet tona
Außer der Schleifmühle 80 në Bremen (Përshkrimi i rrugës)
• Përkujdes mjekësor në nivel të ulët (orar konsultash)
• Këshillim rreth aksesit prioritar në sistemin e rregullt shëndetësor (Clearing)
• Ndërmjetësim dhe faturim të përkujdesit shëndetësor në një rrjet të jashtëm me
ofrues/e shërbimesh shëndetësore
Për momentin janë të punësuar katër punonjës.
Projekti mbështetet nga financime të Senatores për Shëndetin, Gratë dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve.
Krahas kësaj ne jemi të varur edhe nga donacionet dhe kontributet e anëtarëve.