Logo MVP Bremen

Shoqata për mbështetjen e kujdesit shëndetësor dhe mjekësor të njerëzve pa dokumente dhe të pasiguruar
në Bremen e.V.

Symbolbild Klemmbrett

Gamën tonë

Shoqata për mbështetjen e kujdesit shëndetësor dhe mjekësor të njerëzve pa dokumente dhe të pasiguruarnë Bremen e.V. u themelua në Prill 2022.

Për banorët e banoret e Bremen pa status ligjor qëndrimi (“pa karta“) si edhe të tjerë të pasiguruar aksesi për tek kujdesi shëndetësor është shpesh i vështirë. Shoqata bën që prej Korrikut 2022 ofertat vijuese në ambientet tona Außer der Schleifmühle 80 në Bremen:

  • Përkujdes mjekësor në nivel të ulët

  • Këshillim rreth aksesit prioritar në sistemin e rregullt shëndetësor

  • Ndërmjetësim dhe faturim të përkujdesit shëndetësor në një rrjet të jashtëm me ofrues/e shërbimesh shëndetësore

Projekti mbështetet nga financime të Senatores për Shëndetin, Gratë dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve.(Senatorin für Gesundheit, Frauen und Verbraucherschutz)

Krahas kësaj ne jemi të varur edhe nga donacionet dhe kontributet e anëtarëve.

Symbolbild Arzneiflasche
Symbolbild Stethoskop
Symbolbild Spritze

Rreth Nesh

Gjatë kësaj ne mbështesim njerëz për të pasur akses në përkujdesin shëndetësor. Qëllimi prioritar gjatë kësaj mbetet aksesi në sistemin e rregullt pra tek një siguracion shëndetësor ligjor apo privat apo si për ata, të cilët përfitojnë mbështetje sipas ligjit për aplikantët për përfitimin e azilit (AsylbLG) apo Kodit për Përfitimet Shoqërore (SGB).
Me qëllim që të mundësohet kjo ne ofrojmë informacione, konsulencë dhe mbështetje. Na kontaktoni, në rast se keni pyetje. Ose ejani tek ne në orarin e vizitave. Shoqata MVP po e shtrin dhe zgjeron rrjetin e saj, me qëllim që të përmirësojë apo edhe thjesht të mundësojë kujdesin shëndetësor dhe mjekësor ndaj njerëzve pa siguracion shëndetësor apo pa pasur të drejtën e qëndrimit. Rrjeti përbëhet nga klinika mjekësore të mjekëve, mamive, fizioterapistëve, spitaleve dhe ofruesve të shërbimeve tëtjera.
Shoqata MVP Bremen e.V. brenda disa kufijve dhe rrethanave të caktuara mund të marrë përsipër edhe kostot e trajtimeve të kryera. Për të mundësuar këtë shoqata merr edhe fonde nga ana e Senatores për Shëndetin, Gratë dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve.
Në rast se Ju si ofrues/e shërbimesh të tjera keni interes të bashkëpunoni e të kontribuoni, na kontaktoni!

Orari i punës

Për përkujdesin mjekësor në nivel të ulët dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor për personat pa karta dhe ata të pasiguruar ne ofrojmë orare vizitash dhe konsultash mjekësore.
Këto kryhen në ambientet tona: e banoret e Bremen pa status ligjor qëndrimi (“pa karta“) si edhe të tjerë të pasiguruar aksesi për tek kujdesi shëndetësor është shpesh i vështirë. Shoqata bën që prej Korrikut 2022 ofertat vijuese në
ambientet tona Außer der Schleifmühle 80, 28203 Bremen.
Aty gjendet një mjek/e për kryerjen e kontrolleve mjekësore dhe shëndetësore. Paralelisht të pranishëm janë edhe punonjës të, me qëllim që në rast nevoje të ofrojnë konsulencë.
Ju mund të paraqiteni në vend gjatë orarit të vizitës pa një takim.
Klikoni këtu për të parë oraret e vizitave.

Orët tona të zyrës janë të hapura në ditët në vijim:
  • Të hënave 14:00 – 16:30
  • Të enjten nga ora 9:00 deri në 12:00.
Symbolbild Herzschlag

Të dashur/a pacientë/e,

në qoftë se Ju paraqesni simptoma ftohjeje, si p.sh. temperaturë, kollë, rrufë, dhimbje fyti, frymëmarrje të shkurtër apo dhimbje koke dhe gjymtyrësh, ne Ju lutemi të lini takim nëpërmjet telefonit (0421-438 19919).
E njëjta gjë vlen edhe për simptomat e diarresë dhe të vjellave, si edhe kur keni humbje të shijes apo nuhatjes apo kur dihet se keni infeksion me virusin Corona.
Me qëllim që të mbrojmë pacientët e tjerë nga ndonjë infektim me p.sh. virusin Corona ne do të lëmë me marrëveshje një takim jashtë orarit të zakonshëm të vizitave.

Kontakt

Shoqata për mbështetjen e kujdesit shëndetësor dhe mjekësor të njerëzve pa dokumente dhe të pasiguruar
në Bremen e.V. (Verein zur Förderung der gesundheitlichen und medizinischen Versorgung von nichtversicherten und
papierlosen Menschen in Bremen e.V.), e përfaqësuar nga Bordi drejtues Außer der Schleifmühle 80 28203 Bremen

  • E-Mail: info@mvp-bremen.de
  • FON: +49 421 438 19919
  • TELEFAKS : +49 421 9896 88 11

Donacione

Në qoftë se Ju dëshironi ta mbështesni shoqatën tonë me donacionin Tuaj, atëherë kjo është e mundur
nëpërmjet llogarisë bankare vijuese:
Empfänger: MVP Bremen e.V. GLS Bank Bochum
IBAN: DE 78 4306 0967 1283 8660 00
BIC: GENODEm1GLS
Verwendungszweck: Adresa (në rast se Ju nevojitet një faturë për donacionin e kryer)

Në rastin e donacioneve mbi 200 € e lëshojmë ne faturën për donacionin e kryer. Adresa mund të shënohet
tek Qëllimi i përdorimit të donacionit (Verwendungszweck).
Shumë faleminderit!

Gebäude von außen
Logo MVP Bremen
Logo Die Senatorin für Gesundheit, Frauen und Verbraucherschutz

Ausfall der Sprechstunden vom 25. Dezember bis 2. Januar 2026

Liebe Besucher*innen, bitte beachten Sie, dass unser Büro und unsere offene Sprechstunde vom 24. Dezember bis zum 2. Januar 2026 geschlossen bleibt. 

Consultation hours cancelled from 25 December to 2 January 2026

Dear visitors, please note that our office and open consultation hours will be closed from December 24 to January 2, 2026. 

Fermeture des consultations du 25 décembre au 2 janvier 2026

Chers visiteurs, veuillez noter que notre bureau et nos consultations resteront fermés du 24 décembre au 2 janvier 2026. 

إلغاء ساعات الاستقبال من 25 ديسمبر إلى 2 يناير 2026

أعزائي الزوار

يرجى العلم بأن مكتبنا وساعات العمل المفتوحة ستكون مغلقة من 24 ديسمبر حتى 2 يناير 2026

Anulimi i orarit të punës nga 25 dhjetor deri më 02 janar 2026

Të nderuar vizitorë, Ju lutemi vini re se zyra jonë dhe orari i hapur i zyrës do të jetë i mbyllur nga 24 dhjetori deri më 2 janar 2026. 

Anularea programului de consultații în perioada 25 decembrie – 2 ianuarie 2026

Stimați vizitatori, vă rugăm să rețineți că biroul nostru și programul de consultații vor fi închise în perioada 24 decembrie – 2 ianuarie 2026.

Отмяна на приемните часове от 25 декември до 2 януари 2026 г.

Уважаеми посетители, моля, имайте предвид, че нашият офис и приемните часове ще бъдат затворени от 24 декември до 2 януари 2026 г. 

Hủy bỏ giờ làm việc từ ngày 25 tháng 12 đến ngày 02 tháng 1 năm 2026

Kính gửi quý khách hàng, xin lưu ý rằng văn phòng và giờ làm việc của chúng tôi sẽ đóng cửa từ ngày 24 tháng 12 đến ngày 2 tháng 1 năm 2026.